Historiku i Kompanisë

Hidrodrini - Kompania rajonale e ujësjellësit dhe kanalizimit - Sh. A.

Lumëbardhi

Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim Hidrodrini është themeluar në Tetor te vitit 2004 ne bazë të marrëveshjes së përbashkët ndërmjet Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), dhe pese komunave ( Pejë, Decan, Istog, Kline dhe Junik). Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim Hidrodrini është themeluar si Shoqëri Aksionare në Maj të vitit 2007 në përputhje me nenin 35.5 të Rregullores e UNMIK-ut Nr.2001/6 mbi Ndërmarrjet Afariste (Rregullorja), për një periudhë të pacaktuar.
Nga data 31.05.2007 K.U.R “Hidrodrini”. nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë është pajtuar të zhvilloj aktivitetin me numer të ri të biznesit 70432209. Kompania si Shoqëri Aksionare është e organizuar sipas rregullit egzistues të ligjeve të Kosovës.
Sipas Ligjit Nr.03/L-087 për Ndermarje Publike nga data 13. Qershor. 2008 jemi nën Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Republikes të Kosovës si Ndermarrje Publike Qendrore. Më shumë...